Shtatë ushqime me vlerë të artë, që e forcojnë secilin organizëm

  • 21 March 2017 - 13:08
Shtatë ushqime me vlerë të artë, që e forcojnë secilin organizëm

S hujtat e shëndetshme janë përplot me materie ushqyese, që kanë spektër të gjerë për shëndetin në përgjithësi. DRITHËRAT Drithërat janë ideale për kafjall, më së miri t'i zieni në qumësht, jo në ujë. E ulin sheqerin në gjak. SPINAQI Spinaqi është burim për hekur, kalcium dhe vitamina A e C. I shkëlqyeshëm për eshtra dhe forcën e trurit. SALMONI Përmban aminoacidet omega 3 - parandalon rrezikun nga sëmundjet e zemrës,transmeton gazeta Kosova Sot.

Përmirëson disponimin dhe parandalon humbjen e kujtesës.

JOGURTI

Jogurti është burim për proteina.

PATATJA E ËMBËL

Patatja e ëmbël përmban vitamina B, C dhe E. Ndikon mirë në sistemin nervor.

BORONICAT

Janë përplot me vitamina, minerale dhe antioksidues që mund të ndihmojnë në kthjellimin e kujtesës dhe po ashtu parandalojnë disa lloje të caktuara të kancerit.

AVOKADO

Avokado është perimja e vetme që posedon yndyrat që ulin kolesterolin e larët. Është burim për fibra, derisa dihet e parandalon kapsllëkun. Përmban vitaminë E, për të cilën ekspertët pohojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit. 

(Kosova Sot)