Proteinat janë kyçe për një bark të rrafshët

  • 21 March 2017 - 17:26
Proteinat janë kyçe për një bark të rrafshët

Tregu kurrë nuk ka qenë më i bollshëm për proteina dhe përzierje të ndryshme, derisa gjithnjë e më shumë femra tentojnë të arrijnë linja të hatashme trupore si të modeles Karlie Kloss. Shumë nutricistë besojnë se më mirë është të shtoni konsumimin e proteinave duke inkorporuar burime natyrale në ushqimin tuaj. Provoni disa nga këto shkëmbime dhe shikoni deri ku mund të arrini, trasmeton gazeta Kosova Sot

JOGURTI GREK PËR JOGURTIN STANDARD

Jogurti grek përmban dy herë më shumë proteina sesa jogurti standard, me një sasi prej 200 gr duke ofruar 17 gr proteina. Jogurti grek është i shijshëm kur e shërbeni me mjaltë ose përzieni me mjedra ose boronica.

VEZË PËR DRITHËRA KAFJALLI

Nutricistët thonë: 'Vezët janë një nga ushqimet më të përsosura natyrale dhe burim i hatashëm për proteina cilësore. Duke zëvendësuar drithërat e kafjallit me vezë do të jetë fillim i mirë, dhe ju do të ndiheni më të ngopur për kohë më të gjatë".

PROTEINAT PLUHUR PËR LËNG TË FRUTAVE

Nëse pëlqeni një "smoothie" dhe zakonisht shtoni lëngje të frutave, atëherë këtë duhet ta zëvendësoni për ujë të bazuar në proteinat pluhur. Mund të përcaktoheni për lloje të ndryshme, përfshirë kërp, oriz ose bizele.

KUINOA PËR ORIZ

Nutricisti Steven Brown thotë: 'Ne zakonisht mendojmë për bishtajat si karbohidrate, por disa po ashtu janë burime për proteina. Tentoni të përdorni kuinoa në vend të orizit apo bishtajave të tjera. Kjo e trefishon sasinë me proteina për një shujtë".

DJATHË TË BUTË PËR GJALPË

Kjo është e shijshme në bukën e thekur të ngrohtë, dhe shkrihet në bazë sikurse gjalpë. Steven thotë: 'Zamra si humusi, jogurti grek, janë shumë më të mira se buka e thjeshtë e thekur me gjalpë. 'Nëse mendoni se ju nevojitet diçka e shpejtë, gjithmonë ofroni vetes proteina. Kujdes se disa nga burimet e proteinave përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrë".

LAKËR JESHILE PËR LAKËR

Lakra përmban 1.3 gr proteina për 100 gr, derisa lakra jeshile përmban 4.3 gr proteina për të njëjtën sasi. Lakra jeshile po ashtu është ushqim më i pasur me hekur, derisa përmban më shumë kalcium sesa qumështi.

BIZELE PËR KAROTA

Do të merrni rreth pesë herë më shumë proteina në një porcion bizele të gjelbra sesa e njëjta sasi e karotave. Në 100 gr bizele të gjelbra ekzistojnë rreth 5 gr me proteina, jo keq për një perime që e përdorim çdo ditë. 

(Kosova Sot)