Nënat me mbipeshë "nuk e shohin" mbipeshën te fëmijët

  • 21 March 2017 - 17:57
Nënat me mbipeshë

Të dhënat e fundit amerikane tregojnë se si nënat me mbipeshë nënvlerësojnë masën apo peshën trupore të fëmijëve të tyre, thuhet në publikimin e studimit në revistën shkencore "Obesity Science & Practice". Hulumtuesit nga "Washington University" kanë përdorur të dhënat prej 230 nënave me fëmijët parashkollorë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Të gjitha nënat e përfshira në studim kishin mbipeshë. Ishte vlerësuar se si të anketuarat që kishin fëmijë me mbipeshë ia dolën saktë ta vlerësojnë peshën trupore në vetëm 20 për qind të rasteve. Rreth 40 për qind e tyre kishin bindje se fëmijët e tyre kishin më pak peshë sesa ishte reale.

(Kosova Sot)