Hirra -pastron trupin, ul shtypjen e gjakut dhe kolesterolin

  • 22 March 2017 - 14:51
Hirra -pastron trupin, ul shtypjen e gjakut dhe kolesterolin

E pasur me proteina, vitamina dhe minerale, e pashmangshme te shumë sportistë, por edhe në dietat për detoksim, hirra është eliksir i vërtetë i shëndetit, sepse njëkohë- sisht forcon eshtrat dhe pastron organizmin. Kjo pije natyrale, që merret gjatë përgatitjes së djathit, përmban natrium, kalium, fosfor, magnez, zink, bakër, kobalt, mangan, molibden, por edhe vitamina (sidomos B2 dhe B12), proteina dhe aminoacidet esenciale të nevojshme për organizmin.

Hulumtimi i fundit në Amerikë ka treguar se konsumimi i rregullt i hirrës ul presionin arterial te personat që vuajnë nga hipertensioni, duke ulur njëherësh edhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Proteina e hirrës sidomos kanë efekt te mungesa e oreksit, sidomos te personat e moshuar. Njëkohësisht, e pastrojnë organizmin nga kolesteroli, ofrojnë energji dhe e forcojnë sistemin imun. Po ashtu ka aftësinë e parandalimit të osteoporozës tek të moshuarit. Pos kësaj, ndihmon edhe në rigjallërimin e mëlçisë, paraqet ushqim të shëndetshëm për foshnje, e mund edhe të përdoret në vend të ujit.  

(Kosova Sot)