Mjekët paralajmërojnë: Kurrë mos merrni ibubrufen, sidomos nëse jemi më të moshuar se 40-vjeçar

  • 22 March 2017 - 14:51
Mjekët paralajmërojnë: Kurrë mos merrni ibubrufen, sidomos nëse jemi më të moshuar se 40-vjeçar

Siç shkruan "HealthyDefinition", mjekët britanik paralajmërojnë njerëzit, sidomos ata që janë më të moshuar se 40 vjeç, që të mos e përdorin analgjetikun e shpejtë ibuprufen. Në fakt, sipas mendimit të ekspertëve, përdorimi i ibubrufenit ka më shumë dëme sesa dobi. Për më shumë, edhe pse në mënyrë efikase e largon dhimbjen, mundet të shkaktojë sulm në zemër dhe sëmundje të zemrës.raporton Gazeta Kosova Sot

Që në vitin 2005, administrata për ushqim dhe ilaçe ka paralajmëruar njerëzit se përdorimi i ibuprufenit mund ta shtojë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, apo madje edhe sulmin në zemër. Po ashtu, ata kanë theksuar se rreziku për sëmundje të zemrës shtohet madje edhe nëse e përdorni për një periudhë të shkurtër kohore. Natyrisht, sa më gjatë të përdoret, aq më i madh është rreziku, jo vetëm te ata që kanë pasur probleme me zemër, por edhe te ata që kurrë nuk kanë përjetuar simptoma të tilla. Përdorimi i ibuprufenit sidomos është i dëmshëm nëse merret pas moshës dyzet vjeçe, kur ky rrezik në mënyrë enorme rritet, madje për 20 për qind. 

(Kosova Sot)