Tri rregulla bazë, që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 24 March 2017 - 08:36
Tri rregulla bazë, që ju ndihmojnë të humbni në peshë

Kafjalli është shujta kryesore për shumë arsye. Por, ajo që është më kryesorja, ta hani rregullisht dhe si duhet. Nëse dëshironi të humbni në peshë ose ta ruani peshën aktuale, ju sjellim këshilla, që duhet t'u përmbaheni ,transmeton gazeta Kosova Sot.

HANI HERËT

Studimet kanë treguar se kafjalli përmirëson metabolizmin dhe gjatë ditës ju bën të ndiheni më pak të uritur, më vonë të hani drekë të shëndetshme dhe darkë. Në mënyrë që trupi t'i shkrijë yndyrat, hani më herët. ZGJIDHNI

USHQIMET QË JU NGOPIN

Kafjalli le të jetë i pasur, në mënyrë që 2-3 orë të mos jeni të uritur. Hani ushqim që ngadalë tretet, si dhe që përmban shumë fibra dhe proteina, sepse ju sjellin energji të domosdoshme. Kujdes që kafjalli të mos përmbajë shumë sheqer.

KUJDES ME SASINË E PORCIONEVE

Kafjalli i majmë gjithsesi se do t'ju ngopë, por mos e teproni. Hani ngadalë dhe shujta mesatare, aq sa ju nevojitet, kur e ndieni se jeni ngopur, ndaloni. Nuk keni pse të hani gjithçka që është në pjatë. 

(Kosova Sot)