Mjekët zbulojnë listën e ushqimeve, që ju bën të lumtur

  • 24 March 2017 - 19:22
Mjekët zbulojnë listën e ushqimeve, që ju bën të lumtur

Dr. Sarah Brewer, mjeke në "Healthspan", shpjegon se si ushqimi ndikon në disponimin e njeriut. Këtu, ajo ka cekur një listë të ushqimeve, të cilat, sipas saj, ndikojnë në lumturinë e njeriut, trasmeton gazeta Kosova Sot 

(Kosova Sot)

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë duhet të jetë e pranishme, por vetëm nëse ka një përmbajtje prej 70 për qind kakao. Konsumimi i çokollatës së zezë shton nivelet e disa kemikateve në tru, përfshirë "phenylethylamine". Çokollata po ashtu përmban triptofan, e cila konvertohet në serotoninë. 

Image

HUDHRA

Hudhra përmirëson ndjenjat e mirëqenies, dhe në një studim, ata që kishin marrë tableta për katër muaj me përbërës të hudhrës, në mënyrë rrënjë- sore kishin përmirësuar disponimin pozitiv, lumturinë dhe aftësitë për t'u përqendruar dhe për të larguar akthet. 

Image

ARRAT

Arrat përmbajnë shumë proteina dhe fibra, duke ju ndihmuar në tkurrjen e oreksit dhe duke ju mbajtur kohë më të gjatë ngopur. Pos se përmirësojnë nivelin e kolesterolit dhe kontrollojnë glukozën, konsumimi i arrave ndikon edhe në uljen në peshë. 

Image

 

 

GJELDETI

Gjeldeti është burim i pasur për tiaminë (B1) dhe është burim i mirë për vitamina B6 dhe posedon titullin e një aleati në humbjen në peshë. Mishi i bardhë i gjeldetit përmban vetëm 1 për qind yndyra të ngopura dhe vetëm 107 kalori për 100 gramë.

Image

 

PESHKU

Peshku, sidomos shojzë dhe salmon, janë midis burimeve për vitamina B6. Njerëzit që rrallë e konsumojnë peshkun, më shumë rrezikohen nga depresioni, në krahasim me ata që e konsumojnë rregullisht. Prandaj, edhe referohet si ushqim i trurit.

Image

KARAVIDHET

Karavidhet janë burim i mirë për selen, i cili mund të luajë rol kyç në rregullimin e disponimit. Disa studime tregojnë se mungesa me selen në organizëm shton rrezikun për t'u prekur nga depresioni, ankthet, lodhja, konfuzioni. 

Image

KUINOA

Kuinoa, fara e bimës që ndërlidhet me spinaqin, përmban 50 për qind më shumë proteina se secili lloj tjetër i bishtajave, e po ashtu janë edhe burim i mirë për vitamina të grupit B. Po ashtu, mund ta konsumoni sa herë ta ndieni urinë, derisa e ul edhe nivelin e sheqerit në gjak. 

Image

DRITHËRAT

Drithërat janë të mbushura me vitamina të grupit B, në veçanti me ato B1, B2 dhe B6. Zgjidhni po ashtu versione të vrugëta të orizit, bukës dhe pastës, por të jenë në porcione të vogla dhe t'i konsumoni ngadalë, në mënyrë që trurit t'i përcillet porosia se jeni ngopur. 

Image