A mundet majdanozi të ndikojë në humbjen në peshë?

  • 25 March 2017 - 08:24
A mundet majdanozi të ndikojë në humbjen në peshë?

Është shumë e vërtetë se majdanozi mundet t'ju ndihmojë që të hiqni disa kilogramë shtesë. Ekspertët pohojnë se majdanozi përmban përbërës antioksidues dhe kundër inflamacioneve, që edhe janë arsye pse është kaq i dobishëm për shëndetin. Për më shumë, majdanozi përmban përbërës diuretikë, që është edhe arsyeja përse shumë njerëz e aplikojnë në mënyrë që të eliminojnë peshën e padëshiruar, duke u shndërruar në vital për t'i rënë tamam xhinset e ngushta. Kështu, këta përbërës ndikojnë që lëngjet shtesë të nxirren jashtë trupit. Si? Duke rritur sasinë e urinës që e prodhojnë veshkat. Kështu, do ta vëreni se sa shpesh do të vraponi në banjë kur të keni konsumuar majdanoz. Mund të konsumoni kërcellin dhe gjethet e tij për të humbur në peshë, duke hedhur lëngjet tepricë jashtë. Megjithatë, mënyrë më popullore për të shfrytëzuar vetitë e majdanozit është duke e shndërruar këtë bimë në çaj, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për ta bërë këtë, e copëtoni kërcellin dhe gjethet dhe i derdhni në një gotë me ujë të vluar dhe e konsumoni. Majdanozi është i pasur me vitamina A, C, E dhe K, niacinë, riboflavinë, acid pantotenik, kalium, bakër, zink, magnez, hekur, mangan dhe kalcium! Ja disa nga vetitë shëruese që majdanozi i ofron: Detoksikon gjakut: Përsëri, majdanozi eliminon ujin tepricë nga trupi. Po ashtu, majdanozin mund ta përdorni për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut. Forcon eshtrat: Kalciumi në majdanoz është mineral i domosdoshëm për t'i mbajtur eshtrat e fortë. Pastaj, bima përmban edhe vitamina K, nutrient kaq shumë të rëndësishëm që e lufton osteoporozën. Ekspertët thonë se vitamina K e ndihmon kalciumin që të qëndrojë në eshtra, jo në gjak. ,Redukton dhimbjen në nyja: Pasi përmban substanca kundër inflamacioneve, konsumimi i bimës në baza të rregullta ditore, në formë të çajit për shembull, mundet të ndihmojë në kontrollimin e dhimbjeve dhe nyjave të ënjtura. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: Studime të shumta kanë treguar se majdanozi është i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga diabeti, pasi përbërës të veçantë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. ,Forcon sistemin imun: Disa nutriente në majdanoz, përfshirë vitaminën C, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imun, duke ju mbajtur larg infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. 

(Kosova Sot)