Ju mundon aroma e hudhrës në gojë, ja mënyrat më të mira për ta hequr

  • 20 April 2017 - 18:56
Ju mundon aroma e hudhrës në gojë, ja mënyrat më të mira për ta hequr

ÇAJI I GJELBËR Është i pasur me polifenole, antioksidues i fortë që parandalon zhvillimin e baktereve në gojë. Spinaqi, çaji i zi, mollët po ashtu sugjerohet t'i konsumoni pas hudhrës. BUKA Hani një rriskë bukë dhe do ta largoni aromën e keqe nga goja. Njihet fakti se mungesa e karbohidrateve shkakton aromën jo të këndshme nga goja.,transmeton gazeta Kosova Sot.

BIMËT E FRESKËTA

Klorofili nga bimët e freskëta thith aromat, kështu që përtypeni pasi që e keni konsumuar hudhrën apo edhe qepën. Zgjedhje e mirë janë majdanozi, menta, borziloku, rozmarina.

UTHULLA E MOLLËS

Një gote me ujë shtoni gjysmë lugë uthull të mollës dhe e shpëlani gojën. Jo vetëm se në gojë do ta ndjeni freskinë, por mund të hiqni edhe shijes e qepës dhe të hudhrës që ka mbetur në gjuhë.

SODA E BUKËS Përzierja e sodës së bukës me ujin është një nga ilaçet më të njohura për aromën jo të mirë të gojës. Soda e bukës po ashtu është ilaç për pastrimi e gjuhës ku grumbullohen acidet helmuese që janë përgjegjëse për aromën e keqe nga goja. 

(Kosova Sot)