Kërpi -farat plot shëndet

  • 21 April 2017 - 09:24
Kërpi -farat plot shëndet

Kërpi në mjekësi përdoret më shumë se 5.000 vite, e për fat të keq së fundmi është nën hije. Kërpi ka veti të shumta shëruese. Ja disa nga arsyet, sipas shkencë- tarëve, përse kërpi është i shëndetshëm: - Disa ekspertë konsiderojnë se kërpi është ilaç dhe ushqim për të ardhmen, sepse farat e tij janë të pasura me aminoacidet omega 3 dhe omega 6, që janë të rëndësishme për punën e zemrës dhe efekt kundër inflamacioneve. - Farat kanë shije të ngjashme me pemët me lëvozhgë të fortë, derisa mund të përdoren në sallatë, salcë, drithëra. - Nga farat mund të përgatitet gjalpë, qumësht. - Zakonisht, në shëndetësi përdoren farat. Kërpi është përplot me proteina dhe fibra. - Janë të shkëlqyeshme për humbje në peshë, sepse kur i përzieni me jogurt dhe me flluska për kafjall, ngopjen do ta ndjeni për kohë më të gjatë. - Aminoacidet omega 3 mund të ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe mbrojnë nga sëmundja e Alzhaimer-it,transmeton gazeta Kosova Sot.
 

(Kosova Sot)