Rozmarina mbron shëndetin

  • 21 April 2017 - 09:26
Rozmarina mbron shëndetin

Shumica e konsiderojnë si një ndër erëzat më të shëndetshme mesdhetare. Mbron nga bakteret, ka efekt kundër mikrobeve dhe ndalon depërtimin e mikroorganizmave në ushqim. Parandalon edhe rritjen e qelizave të kancerit të gjirit dhe të kancerit në zorrë të trashë. Më i efektshëm është kur kombinohet me kurkumë ose nëse merret në formë të ekstrakteve. Gjatë verës mund ta përdorni vajin e rozmarinës për t'u mbrojtur nga rrezet e dëmshme, duke mbrojtur njëkohësisht edhe nga kanceri i lëkurës. Rozmarina mbron shëndetin e trurit dhe parandalon dobësimin e funksioneve të tyre. Studime të shumta kanë treguar se personat që kanë marrë aromën e rozmarinës kanë përparuar me kujtesën e tyre dhe kanë shtuar përqendrimin. Është i njohur edhe fakti se në Greqinë antike, ishin vendosur gjethe të rozmarinës nëpër klasë, në mënyrë që nxënësit t'i kujtojnë ato që u janë mësuar. Nëse vuani nga ngërçet në zorrë, keni gazra apo vuani nga sindroma e zorrëve të irrituara, gjethet e thara të përziera me ujë do ta zbutin këtë gjendje,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)