Kurrë nuk do të keni stomak të rrafshët nëse i konsumoni këto ushqime të shëndetshme

  • 21 April 2017 - 17:51
Kurrë nuk do të keni stomak të rrafshët nëse i konsumoni këto ushqime të shëndetshme

Me stinën e verës që po afrohet, mendimet tanimë janë të përqendruara për të arritur një bark të rrafshët, për ta shfaqur atë në kostumet e larjes. Por, pa marrë parasysh se sa pompa bëni apo sa gota çaj mente pini për të pasur një bark të rrafshët, disa nga ushqimet e shëndetshme që i keni në frigorifer në fakt mund të kanë efekt krejt të kundërt. Profesori Lin Chang tregon për ushqimet e shëndetshme që ju fryjnë stomakun dhe duhet t'i shmangni, trasmeton gazeta Kosova Sot

QEPA

Qepa mund të duket si një perime joarmiqësore, por ekspertët thonë se janë të mbushura me karbohidratin e quajtur fruktan, i cili vështirë se absorbohet nga trupi dhe ndikon në mbajtjen e ujit në zorrë. Kjo më pas shkakton gazra dhe fryrje. 

Image

BROKOLI

Është konsideruar si një ndër perimet më të shëndetshme, por brokoli mund të shkaktojë gara në stomak, pasi që përmban një karbohidrat të quajtur "raffinose". Kjo nuk tretet nga trupi, sepse trupi nuk prodhon enzimën e kërkuar, kështu që përfundon e fermentuar duke shkaktuar fryrje. 

Image

SHALQIRI

Mund të jetë zamër e shijshme verore, por shalqiri është përplot me fruktozç dhe rreth një e treta e trupit të njeriut nuk mund ta absorbojë si duhet. Si rezultat i kësaj, ju mbushin stomakun me gazra. 

Image

JOGURTI

Shumë njerëz e cilësojnë jogurtin si zamër të shëndetshme të mesditës, por lloje të caktuara të tij ju fryjnë stomakun falë përmbajtjes së tij të lartë me sheqer, që fermentohet në stomak dhe ju lë në gazra. Sigurohuni të përcaktoheni për jogurt grek me yndyrë, i cili për 1/3 ka më pak sheqer. 

Image

BISHTAJAT

Bishtajat janë përplot me ato që quhen niseshte rezistente, fibër që nuk tretet dhe që shkakton fryrje. Gjethet e bishtajave për t'i zhytur në ujë gjatë natës e thyejnë përmbajtjen me niseshte. 

Image

GRURI

Gruri përmban sasi të madhe të fruktanit, fibër kjo që nuk tretet. Shumë njerëz janë jo-tolerues ndaj glutenit dhe mbesin në mënyrë ekstreme plot stomakun me gazra, madje edhe vuajnë nga kapsllëku. 

Image

(Kosova Sot)