A keni alergji sezonale: Shmangni këto ushqime për të mos e përkeqësuar gjendjen

  • 24 April 2017 - 17:20
A keni alergji sezonale: Shmangni këto ushqime për të mos e përkeqësuar gjendjen

Miliona njerëz vuajnë nga alergjitë sezonale, reaksion ndaj polenit që mund të zgjatë nga fillimi i pranverës e deri në fund të stinës së verës. Mund të provoni të merrni antihistamine dhe të shmangni hapësirat me bar. Por, shumë persona, që vuajnë nga alergjitë, luftojnë edhe një efekt tjetër anësor, reaksionin bizar në fruta. Në fakt, rreth 70 për qind e njerëzve me alergji në polen përjetojnë një reaksion aspak të këndshëm, pasi të kenë konsumuar ushqime të caktuara. Kjo gjendje njihet edhe si Sindroma e Alergjisë Orale, varësisht nga sezonet dhe alergjisë suaj në polen. Ja ushqimet që duhet t'i shmangni , transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

PRANVERË - MËSHTEKNA

Alergjitë orale shfaqen te 40 për qind e të gjithë atyre që vuajnë nga alergjia në bar, që janë alergjikë nga poleni i lisit të mështeknës së argjendtë. Ky është poleni i parë në sezonin e barit dhe simptomat shfaqen nga muaji shkurt deri në prill. Provoni t'i shmangni: 1. Mollët 2. Kajsitë 3. Karotat 4. Selinon 5. Qershitë 6. Kivin 7. Pjeshkat 8. Dardhat 9. Kumbullat 10. Bajamet 11. Lajthitë 

Image

VERË - BARI (LLOJET E BARIT "TIMOTHY DHE "ORCHARD")

Bari "Timothy" është bari më i zakonshëm në botë, që lulëzon nga fillimi i verës deri në mesën e saj. Lloji tjetër i barit "Orchard" zakonisht rritet pranë lisave frutorë. Provoni t'i shmangni: 1. Kantalupën (pjepër i ëmbël) 2. Pjeprin 3. Portokajtë 4. Domatet 5. Shalqirin 

Image

TË GJITHA LLOJET E BARIT TË KEQ ("MUGWORT" DHE "RAGWEED")

Poleni nga "Mugwort" në përgjithësi udhëton pak, përqendrimi më i lartë i këtij poleni bëhet midis orës 9 dhe 11 në mëngjes. "Ragweed" mund të prodhojë miliarda kokrra poleni për sezon dhe mund të udhë- tojë në distanca të gjata me kilometra. Provoni t'i shmangni: 1. Bananet 2. Kantalupën (pjepër i ëmbël) 3. Karotat 4. Selinon 5. Trangujt 6. Pjeprin 7. Pjeshkat 8. Shalqirin 9. Kungulleshkat

(Kosova Sot)