Përse duhet të pini ujë të ngrohtë me limon dhe shafran?

  • 25 April 2017 - 16:49
Përse duhet të pini ujë të ngrohtë me limon dhe shafran?

Nëse e kombinoni ujin e ngrohtë me limon dhe shafranin, do të fitoni një pije të shëndetshme. Limoni është i mbushur me vitamina B, C, hekur, kalcium, kalium, magnez, antioksidues, enzima dhe fibra. Për ta bërë edhe më të shëndetshëm, shtoni shafran,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRMIRËSON TRETJEN Duke e konsumuar këtë lëng, e stimuloni fshikëzën e tëmthit, parandaloni inflamacionet në traktin tretës dhe reduktoni fryrjet dhe gazrat. I DOBISHËM PËR LËKURËN Shafrani është i dobishëm për shëndetin e lëkurës, pa marrë parasysh se si e përdorni. Pastron, hidraton dhe ushqen lëkurën. PËR SHËNDETIN E ZEMRËS Kurkumina redukton "LDL", ose kolesterolin e keq, heq pllakat e ndërtuara në arterie dhe parandalon mpiksjet e gjakut. Përbërësit: 1/2 e limonit, 1/4 deri 1/2 e lugës shafran, Ujë të ngrohtë, Mjaltë. Udhëzimet: 1. Shtrydhni lëngun e limonit. 2. Shtoni shafranin. 3. Shtoni ujin e ngrohtë. 4. Përzieni mirë. 5. Shtoni mjaltë. 

(Kosova Sot)