Ushqimet më të mira për kafjall, me të cilat mund të humbni në peshë

  • 25 April 2017 - 17:00
Ushqimet më të mira për kafjall, me të cilat mund të humbni në peshë

Në vijim ju paraqesim listën e ushqimeve që i hasim në kafjallin e personave që me sukses kanë humbur në peshë,trransmeton gazeta Kosova Sot.
KAFEJA Personave që u pëlqejnë ushtrimet e mëngjesit u shkon shumë dhe një kafe. Studimet tregojnë se konsumimi i pijeve me kafeinë para ushtrimeve shkrin 15 për qind më shumë kalori.

Image

BANANET Me siguri keni dëgjuar për dietën "banania e mëngjesit". Kjo pemë ju ofron energji dhe ju ngop, është zgjidhja e shkëlqyeshme për shujtën e parë. Mund të përgatisni edhe 'smoothie". 

Image

VEZËT Studime të shumta kanë treguar se kafjalli i pasur me proteina ofron ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe kështu do të konsumoni më pak kalori për drekë. 

Image

BORONICAT Këto fruta të shijshme janë përplot me antioksidues, e bashkë me to në organizëm dërgoni edhe substanca të tjera shëruese, e për kaloritë nuk keni përse të brengoseni.

Image

DREDHËZAT Shtoni kafjallit tuaj dredhëzat e shijshme, siguroni organizmin tuaj me këto materie ushqyese dhe në fund do të mbeteni të kënaqur kur t'i shikoni shifrat në peshore. 

Image

ÇAJI Për humbje të suksesshme në peshë sigurisht se sugjerohet çaji i gjelbër. Kjo pije është e pasur me antioksidues, eliminon radikalet e lira dhe e përshpejton punën e metabolizmit. 

Image

QUMËSHTI Qumështi është një mënyrë tjetër e shkëlqyer për t'i siguruar të gjitha proteinat e nevojshme në orët e para të mëngjesit. 

Image

SPINAQI Ky ushqim i shkëlqyeshëm për humbje në peshë, përmban shumë fibra dhe proteina. Kombinoni vezët me spinaq dhe kënaquni në kombinimin dhe shujtën e shëndetshme.  

Image

 

(Kosova Sot)