Kombinimi i dy përbërësve që parandalon kancerin

  • 27 April 2017 - 16:18
Kombinimi i dy përbërësve që parandalon kancerin

Kombinimi i dy ushqimeve mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, ul kolesterolin e çfarë jo tjetër. Kombinimi i mjaltit dhe kanellës sjellë këto dobi. SËMUNDJET E ZEMRËS Përzieni ½ e lugës kanellë me 1 lugë mjaltë dhe konsumoni masën çdo mëngjes derisa të ndjeni përmirësim. Ky kombinim parandalon sulmin në zemër, kolesterolin dhe e forcon zemrën. DHIMBJET E DHËMBIT Pastën nga kanella dhe mjalti aplikojeni në dhëmbin ku ndjeni dhimbje dhe dhimbja dhe infeksioni do të zhduken. AKNET Lini anash të gjitha kremrat e blera, përdorni vetëm kanellë dhe mjaltë. Përzieni sasi të barabartë mjaltë dhe kanellë dhe e aplikoni në fytyrë kur shkoni në gjumë. Kur të zgjoheni e shpëlani fytyrën. ARTRITI Kombinoni 2 lugë mjaltë me një lugë kanellë për t'i përzier në ujë të ngrohtë. Ky kombinim zbut dhimbjen e shkaktuar nga artriti. FTOHJET Përzieni një lugë mjaltë me ¼ e lugës kanellë dhe e merrni 2 herë në ditë. Ky kombinim zgjedh të gjitha dhimbjet tuaja që shkakton ftohja dhe do të ndiheni më mirë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova SOt)