Erëza që mbron mëlçinë dhe heq shtresat dhjamore

  • 28 April 2017 - 18:52
Erëza që mbron mëlçinë dhe heq shtresat dhjamore

Procesi i humbjes në peshë di të jetë sfidues. Kërkon vendosmëri, mundim dhe sakrificë. Nëse dëshironi të humbni në peshë, ju ndihmojnë erëzat bimore, trasmeton gazeta Kosova Sot

Farat e qimnonit përshpejtojnë metabolizmin, pakësojnë oreksin dhe në këtë mënyrë stimulojnë procesin e dobësimit. Përbërësit e nevojshëm për këtë lëng: - 1 gotë ujë; - 1 lugë fara të qimnonit; - 1 lugë mjaltë. Ngrohni ujin në temperaturë mesatare dhe ia shtoni farat e qimnonit, e vloni për 5 minuta. Procedoni ujin dhe ia shtoni mjaltin, përzieni mirë dhe e konsumoni para kafjallit.

(Kosova Sot)