Dieta pranverore me perime të reja, për linjë vitale

  • 30 April 2017 - 08:21
Dieta pranverore me perime të reja, për linjë vitale

Kjo dietë pranverore, prej dhjetë ditësh, ju ndihmon të humbni në peshë, sepse perimet e reja janë përplot me vitamina, minerale dhe kanë efekt detoksikues.

DITA E PARË: Kafjalli: 1 gotë çaj të gjelbër pa sheqer, 1 lugë flluska integrale pa sheqer, 150 gr djathë të freskët, 1 mollë. Dreka: Sallatë nga rrënja e selinos me limon, gjoks pule në skarë, kërpudha të gatuara me hudhër dhe majdanoz, 1 dardhë. Rreth orës 16: 1 gotë çaj të gjelbër pa sheqer, ose jogurt. Darka: 1 supë me perime, perime të ziera (karotë, rrënjë të selinos, lakër të gjelbër), 1 jogurt, trasmeton gazeta Kosova Sot

DITA E DYTË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 2 rriska bukë integrale me pak gjalpë, 150 gr djathë, lëng nga 1/2 e grejpfrutit. Dreka: Sallatë nga kërpudhat, omëletë nga 2 vezë, domate të pjekura (me majdanoz dhe 1 lugë vaj ulliri), 2 mandarina. Darka: 1 supë, peshk të zier, brokoli të zier në avull me 1 lugë vaj ulliri, pak djathë me 20 për qind yndyrë.

DITA E TRETË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 4 lugë flluska pa sheqer, 1,5 dl qumësht të skremuar, kivi. Dreka: 120-150 g mish gjedhi në tym, sallatë e gjelbër e përzier me 1 lugë vaj ulliri, djathë të freskët. Rreth orës 16: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, një pemë sezonale. Darka: File të bardhë peshku të gatuar në tepsi me limon, dafinë dhe majdanoz, pak djathë me 20 për qind yndyrë.

DITA E KATËRT: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 2 rriska bukë integrale me pak gjalpë, jogurt nga qumështi i sojës, lëngun e 1 portokallit. Dreka: Sallatë nga bishtajat e gjelbra, file të pjekur peshku, lakër jeshile të zier në avull me 1 lugë vaj ulliri, 1 jogurt me 1 lugë miell kokosi. Rreth orës 16: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, mollë. Darka: Sallatë me domate, 2 rriska proshutë pa yndyrë, 1 porcion spinaq.

DITA E PESTË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 4 lugë flluska a sheqer, 150 gr djathë të freskët, 1 banane. Dreka: Sallatë të gjelbër me lëng limoni, pak djathë me 20 për qind yndyrë, 1 dardhë. Rreth orës 16: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 1 rriskë ananasi. Darka: Sallatë me sytha të sojës, mish gjedhi me majdanoz, kungulleshka të pjekura në vaj ulliri, 1 jogurt me 1 lugë kakao.

DITA E GJASHTË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 2 rriska bukë integrale me pak gjalpë, 1 jogurt me qumësht soje, lëngun e 1 portokallit. Dreka: Sallatë me lakër jeshile, me majdanoz dhe 1 lugë vaj ulliri, domate, pak djathë me 20 për qind yndyrë. Darka: Sallatë me tranguj me jogurt, speca dhe qepë, bishtaja të gjelbra në avull, 1 jogurt.

DITA E SHTATË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 4 lugë flluska pa sheqer, 150 g djathë të freskët, 1 dardhë. Dreka: Sallatë me brokoli, karotë me majdanoz dhe 1 lugë vaj ulliri, 1 jogurt

DITA E TETË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 2 rriska bukë integrale me pak gjalpë, 150 g djathë të freskët. Dreka: Sallatë me kërpudha, omëletë nga 2 vezë me speca, kungulleshka me majdanoz dhe 1 lugë vaj ulliri, 1/2 e grejpfrutit. Rreth orës 16: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 1 jogurt. Darka: 1 supë, lakër jeshile të zier në avull, pak djathë me 20 për qind yndyrë.

DITA E NËNTË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 2 rriska bukë integrale me gjalpë, 1 jogurt, lëngun e 1 portokallit. Dreka: Sallatë nga trangujt dhe domatet, 1 gjoks pule në skarë, kërpudha me majdanoz dhe hudhra, 1 jogurt me 1 lugë miell kokosi. Rreth orës 16: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 1 mollë. Darka: Sallatë të gjelbër, 2 rriska proshutë pa yndyrë, 1 porcion bishtaja të gjelbra, djathë të ri.

DITA E DHJETË: Kafjalli: 1 çaj të gjelbër pa sheqer, 4 lugë flluska pa sheqer, 1,5 dl qumësht të skremuar, 1 kivi. Dreka: Peshk të zier në letër prej aluminit me kopër, sallatë të përzier (karota, lakër të bardhë dhe domate) erëzuar me uthull të mollës dhe 1 lugë vaj ulliri, pak djathë të freskët. Darka: Sallatë me bishtaja të gjelbra, pure me selino, pak djathë me 20 për qind yndyrë.

(Kosova Sot)