Pemët me lëvozhgë të fortë shtojnë gjasat për mbijetesë të kancerit në zorrë për 57 për qind

  • 22 May 2017 - 08:53
Pemët me lëvozhgë të fortë shtojnë gjasat për mbijetesë të kancerit në zorrë për 57 për qind

Konsumimi i pemëve me lëvozhgë të fortë redukton rrezikun që të vdisni nga kanceri në zorrë, zbulon studimi i fundit. Pacientët e prekur nga kanceri në zorrë të trashë, që rregullisht kanë konsumuar këtë zamër, pas tretmanit kishin 57 për qind më pak rrezik nga vdekja e hershme, zbulojnë ekspertët. Po ashtu, reduktohet rreziku për kthim të sëmundjes për 42 për qind. Tri pemë me lëvozhgë të fortë, përfshirë bajame, arra dhe arra amerikane ofrojnë vetitë më të mëdha shëndetësore, përderisa kikirikët dhe gjalpi i kikirikëve nuk e kishin të njëjtin ndikim. Ekspertët nga "Dana-Farber Cancer Institute" në Boston, kanë analizuar 936 pacientë që ishin në fazën e tretë të kancerit në zorrë, që po ashtu njihet edhe si kanceri në zorrë të trashë. Shumica prej tyre kishin kimioterapi dhe ishin bërë operacion. Rreth 70 për qind e pacientëve kishin shtuar për tre vjet gjasat e mbijetesës pas tretmanit, transmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova sot)