Lëngu i ananasit kundër kollës

  • 27 May 2017 - 10:48
Lëngu i ananasit kundër kollës

Ae keni ditur se ananasi është një ilaç shumë efektiv kundër kollës? Përbërësit në lëngun e ananasit ndihmojnë në zbutjen e simptomave të kollës dhe ftohjes. Në një studim nga viti 2010, ishte zbuluar se lëngu i ananasit është tretman efektiv për tuberkulozë, zbut fytin dhe tretë mukozën. Sipas ekspertëve një përbërës natyral me ananasin për pesë herë më shpejtë shëron kollën se sa shurupet.
SHURUPI ME ANANAS, MJALTË, XHENXHEFIL HE SPECA PIKANTË
Përbërësit: 1 gotë lëng ananasi, 1 pjesë xhenxhefil, 1 lugë mjaltë organik, 1 pjesë kripë, 1/2 e lugës speca pikantë, ¼ e gotës lëng limoni. Udhëzimet: 1. Kombinoni të gjithë përbërësit në blender. 2. Pini një të treten e gotës, së paku 3 herë në ditë. 

LËNGU I ANANASIT ME DREDHËZA

Dredhëzat mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të fytit. Dredhëzat janë të mbushura me vitaminë C, që e forcojnë sistemin imun. Përbërësit: 2 gota dredhëza të shtypura, 1 gotë ananas të shtypur, 3/4 e gotës lëng ananasi. Udhëzimet: 1. Përzierjen e bashkoni dhe e përzieni në një enë. 2. E vendosni në frigorifer për ta konsumuar më pas. 

(Kosova Sot)