Pesë arsye të shëndetshme përse duhet përdorur kanellën

  • 28 May 2017 - 16:14
Pesë arsye të shëndetshme përse duhet përdorur kanellën

Kanella, përveçse është erëz e popullarizuar për gjellët e ëmbla dhe të njelmëta, me shekuj është pjesë e mjekësisë popullore. Me kanellë, në mënyrë natyrale, ngrohim organizmin, por edhe shumë gjëra të tjera. 1. Kanella ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë në insulinë, trasmeon gazeta Kosova Sot

Kjo mund të ndikojë në humbjen në peshë, diskonim, energji dhe ul rrezikun për diabet. 2. Kanella ka efekt të fortë kundër inflamacioneve dhe është dëshmuar se zbut simptomat e sëmundjes së artritit, sëmundjet neurologjike, si Alzhaimer-in dhe sklerozën e shumëfishtë. 3. Në mjekësinë popullore kanella përdoret për përmirësimin e tretjes dhe përshpejtimin e metabolizmit. 4. Kanella ka efekt kundër baktereve, kërpudhave, parazitëve dhe ndikon mirë në përmirësimin e sistemit imun. Është luftues kundër shumë infeksioneve. 5. Kanella njihet si ilaç për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke përmirësuar edhe depërtimin e oksigjenit, ndikon si masë parandaluese ndaj sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe të enëve të gjakut. 

(Kosova Sot)