Të shëndetshme dhe të shijshme: Hani qershitë derisa e kanë sezonin

  • 29 May 2017 - 08:49
Të shëndetshme dhe të shijshme: Hani qershitë derisa e kanë sezonin

Qershitë janë të pasura me vitamina C, B dhe A, bioflavonoide, acid elagjik, antocianinë, megatoninë. Këta përbërës ndihmojnë në luftën kundër kancerit, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, dhimbjet si pasojë e artritit dhe gihtit, dhimbjet e kokës, transmeton gazeta Kosova Sot.

PARANDALOJNË SËMUNDJET E ZEMRËS

Sipas studimeve shkencore, flavonoidi që e hasim në qershi (kuercetina) ka efekt kundër kancerit, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

PARANDALOJNË KANCERIN

Në thelbin e qershisë gjendet një sasi e vogël e amigdalinës, që ndryshe quhet edhe si vitamina B17, për të cilën mendohet se ndikon pozitivisht në zvogëlimin e tumoreve dhe shpërndarjen e mëtutjeshme të kancerit, si dhe ndihmon në pakësimin e dhimbjeve, që shkaktohen si pasojë e proceseve të kancerit.

ZBUTJA E DHIMBJEVE

Antocianina, që gjendet në qershi, bllokon enzimat inflamatore dhe pakëson dhimbjet. Në fakt, 20 qershi janë 10 herë më efikase se aspirina, dhe ndikojnë pozitivisht në giht dhe dhimbjet nga artriti. 

(Kosova Sot)