A i bëni edhe ju këto katër gabime? Nëse po, kilogramët nuk ju shkrihen

  • 29 May 2017 - 08:51
A i bëni edhe ju këto katër gabime? Nëse po, kilogramët nuk ju shkrihen

Kjo është kohë, kur të gjithë bëjmë diçka për të humbur në peshë. Nëse edhe ju jeni në këtë grup, detyrimisht hiqni këto shprehi mëngjesi, transmeton gazeta Kosova Sot.

FLINI SHUMË

Të gjithë flasin rreth asaj se si mungesa e gjumit shton kilogramët. E njëjta vlen edhe nëse e teproni me gjumin. Nëse flini më shumë se 10 orë, sipas studimeve, me gjasë do të trasheni.

PËRGATITENI NË ERRËSIRË

Nëse kur zgjoheni nuk hapni dritaren dhe nuk hiqni perdet, por silleni e përgatiteni nëpër errësirë, humbni mundësinë që rrezet e diellit t'ju ndihmojnë të humbni në peshë. Mjafton që në mëngjes herët, 20 minuta t'i kaloni në diell për ta përshpejtuar metabolizmin.

MOS U MATNI

Ekipi i studiuesve ka hulumtuar 162 njerëz me mbipeshë, për dy vite rresht. Të gjithë kishin tentuar të dobësohen, e ishte konstatuar se më të suksesshëm ishin ata që nuk ishin matur.

TEJKALONI KAFJALLIN

Kjo është temë e njohur. Kafjalli i shëndetshëm është baza e shëndetit të mirë. Kafjalli i mirë nënkupton 600 kalori, shumica proteina, dhe pak karbohidrate. 

(Kosova Sot)