Shëroni gurët në veshka me çaj xhenxhefili dhe me shafran

  • 23 June 2017 - 15:36
Shëroni gurët në veshka me çaj xhenxhefili dhe me shafran

Veshkat janë organe, që janë përgjegjëse për filtrimin dhe pastrimin e gjakut, duke hedhur materiet e dëmshme përmes urinës. Këto funksione janë kruciale në detoksimin e trupit, kështu që janë kyçe për shëndetin. Gurët në veshka janë gjendje, që zakonisht zhvillohen në këtë pjesë të rëndë- sishme të trupit. Janë pjesë të vogla, që formohen nga substancat e pranishme në urinë. Gurët në veshka shkaktojnë pengesa të rrezikshme në traktin urinar. Në shkëmbim, kjo sjell dhimbje, bllokim në urnë dhe simptoma të tjera, që shkaktojnë pengesa në jetën e përditshme. Megjithëse ndërhyrja kirurgjikale është e domosdoshme, ekzistojnë edhe disa ilaçe natyrale, që zgjidhin këtë problem. Në këtë artikull sjellim çajin nga xhenxhefiliydhe shafrani, trasmeton gazeta Kosova Sot

VETITË E XHENXHEFILIT

Rrënja e xhenxhefilit është përbërës natyral, që janë vlerësuar që nga kohërat antike për efektin e tij kundër inflamacioneve, vepron si analgjetik dhe posedon përbërës detoksues. Për më shumë, përdoret në lehtësimin e problemeve të tretjes, kundër baktereve dhe si diuretik. Është ilaç antik shtëpiak kundër sëmundjeve, që prekin sistemin urinar, përfshirë gurët në veshka.

VETITË E SHAFRANIT

Shafrani është një ndër erëzat më të rekomanduara për të detoksuar gjakun dhe për ta përmirësuar shëndetin e veshkave. Përbërësi i tij, kurkumina, ofron antioksidues, kundër inflamacioneve, që mund të përdoret në një gamë të gjerë kundër sëmundjeve. Shumë njerëz e kanë përdorur si ilaç shtëpiak për të pastruar veshkat, pasi që redukton ënjtjen, eliminon helmet dhe parandalon formimin e gurëve në veshka nga kripa dhe proteinat.

PËRBËRËSIT: 1 pjesë rrënjë xhenxhefili (2.5 cm) 1 lugë pluhur shafrani (5 gr) ½ litër ujë 1 lugë mjaltë organik (25 gr)

PËRGATITJA: Ngrohni ujin në një enë. Kur të vlojë, e derdhni në një enë tjetër bashkë me rrënjën e xhenxhefilit dhe shafranin pluhur. E lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta, në mënyrë që ekstraktet e erëzës të përqendrohen. Pas kësaj, lëngun e derdhni në një gotë dhe e ëmbëltoni me mjaltë. Ta konsumoni për çdo ditë, preferohet në stomak të thatë. 

(Kosova Sot)