Qershi për dhimbjet

  • 25 June 2017 - 17:57
Qershi për dhimbjet

Shkencëtarët amerikanë thonë se lëngu i qershisë mund të ulë dhimbjet dhe mundimet muskulore pas ndonjë aktiviteti të lodhshëm fizik, si vrapimi apo aktivitetet tjera sportive.

Studiuesit kanë analizuar 60 persona me gjendje të mirë të shëndetësore të moshës nga 18 deri në 50 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë pirë nga 300 mililitër lëng qershie, dy herë në ditë, kanë pasur shumë më pak dhimbje muskulore pas vrapimit në shtigje të gjata, në krahasim me ata të cilët kanë pirë lloje tjera lëngjesh.

Megjithëse mënyra e veprimit të qershisë ende nuk dihet, studiuesit mendojnë se ajo zvogëlon proceset inflamatore pas aktivitetit fizik.