Me lëngje, më pak kilogramë

  • 25 June 2017 - 18:56
Me lëngje, më pak kilogramë

Sipas një studimi të realizuar kohë më parë te mbi 800 persona tregojnë se eliminimi ditor i një gote lëngu të ëmbël në një periudhë gjashtë mujore rezulton me humbjen shtesë të peshës për gjysmë kilogrami, ndërsa i njëjti rezultat nuk arrihet nëse eliminohet sasia e njëjtë e kalorive nga sheqeri në formë të ngurtë.

Kaloritë të cilat vijnë nga lëngjet ndikojnë më shumë në shtimin e kilogramëve, pasi që teprimi me to është shumë më i shpeshtë sesa me ushqimin e zakonshëm, thonë autorët e studimit.

Konsumimi i tepruar i lëngjeve të ëmbla shton edhe rrezikun e prekjes nga diabeti dhe probleme të tjera kardiovaskulare. (Gazeta Metro)