Efektet e shëndetshme të manaferrës..

  • 26 June 2017 - 22:45
Efektet e shëndetshme të manaferrës..
Manaferrat janë fruti që na ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin eMilanos dhe botuar në Plos One.

Studimi tregoi se, substancat e përfshira tek manaferrat kanë një mekanizem të vecantë të veprimit që mund të luftojnë inflamacionin e stomakut. Ky rezultat siguron bazën për aplikimin e kësaj substance tëfrutave si një plotësues apo alternative për prodhimin e ilaceve kundër ulcerës dhe gastritit, por edhe të përdoren si shtese në dietën e përditshme.

Studimi zgjati dy vjet dhe është kryer në laboratoret e kërkimit dhe inovacionit në qendrën e San Michele, të Departamentit të Shkencave Farmakologjike dhe Biologjise Molekulare, në Universitetin e Milanos