Supë dietale

  • 26 June 2017 - 23:49
Supë dietale

Kjo supë është fantastike për ata që mbajnë dietë.

Përbërësit:

1 katror supe të gatshme

1 gotë 250 ml ujë

400 gr brokoli

1 filxhan fasule e konservuar

1/2 lugë vegetë

Përgatitja:

Në fillim vlojmë katrorin e supës së gatshme, më pas shtojmë brokolin e imët dhe e ziejmë derisa ai të zbutet. Pasi këto dy masa janë bërë bashkë, në enë hedhim dhe fasulet e konservuara. I lëmë për disa minuta të ziejnë. Më pas kjo supë është gati, që nuk është vetëm një supë dietale, por dhe shumë e shëndetshme për trupin tonë.