Dieta me domate - humbni 5 kilogramë për 6 ditë

  • 27 June 2017 - 08:32
Dieta me domate - humbni 5 kilogramë për 6 ditë

P ër të gjithë ata që nuk mund të jenë për kohë të gjatë në dietë, jua sugjerojmë dietën me domate që garanton sukses. Kjo dietë zgjat vetëm gjashtë ditë, mund të humbni pesë kilogramë. Pos kësaj, kjo dietë ju heq qafe edhe helmet e grumbulluara. Dieta është e thjeshtë - katër shujta në ditë, shumë ujë, kafe pa sheqer, çaj pa sheqer, bukë (30 gr) vetëm për kafjall, trasmeton gazeta Kosova Sot

DITA E PARË DHE E KATËRT:

Kafjalli: sallatë me domate me 50 gr djathë, vaj ulliri dhe borzilok, 2 vezë të ziera dhe 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë sezonale ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: pastë nga salcë domatesh (përgatitur me 400 g domate ose 350 g pire domatesh të konservuara, erëza sipas dëshirës). Darka: supë me domate dhe perime. Shtoni majdanoz dhe 1 lugë ajkë.

DITA E DYTË DHE E PESTË:

Kafjalli: sallatë greke dhe 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë sezonale ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: domate e pjekur e mbushur me spinaq dhe oriz. Darka: përgatitni supë me dy thelpinj të hudhrës të fërguar në vaj ulliri, file skumbri, dy domate të mëdha, erëza dhe 1 lugë ajkë.

DITA E TRETË DHE E GJASHTË:

Kafjalli: omëletë me domate, 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë sezonale ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: file mishi (150 gr) në salcë domatesh me kërpudha. Darka: mish gjedhi (130 g) dhe sallatë. 

(Kosova Sot)