Dieta "10 për qind": kilogramët shkrihen shpejt

  • 28 June 2017 - 23:38
Dieta

Dieta "10 për qind" në fakt është koncept i humbjes në peshë, që mund të përdorë plane të ndryshme të ushqimit për të pakësuar kilogramët. Secila humbje në peshë që për një periudhë të shkurtë kohore pakëson peshën për më shumë se 10 për qind është e dëmshme.

ÇFARË ËSHTË DIETA "10 PËR QIND"?

Themeli i dietës flet se sa me rëndësi është që trupi pas humbjes së kilogramëve të mësohet me peshën aktuale. Gjatë humbjes së kilogramëve vjen deri te efekti "jo-jo", që është pasojë e stresit. Qëllimi i dietës është që gradualisht trupi të mësohet me peshën e re trupore dhe të ruajë peshën e re. Dieta 10 për qind aplikohet në katër faza, që varet nga pesha aktuale dhe ajo e dëshirueshmja. Si plan i ushqimit mund të përdoren disa dieta - ajo alkaline, e Atkinson-it, dieta me mish apo dieta Dukan. Pauza prej 20 ditësh është e domosdoshme, pasi të keni humbur 10 për qind të peshës. Kjo pauzë nuk do të thotë se duhet të ktheheni në regjimin paraprak të ushqimit, por edhe më tutje të keni kujdes në konsumimin e disa ushqimeve. 

ÇFARË TË HANI NË PAUZËN NGA DIETA 10 PËR QIND?

Në pauzën prej 20 ditësh duhet pasur kujdes me mbajtjen e peshës së dëshiruar. Rregullat pa ushqime të yndyrshme, shumë lëngje dhe ushtrime. Para së gjithash ju nevojiten lëngjet. Konsumoni tri gota lëng të gjelbër në ditë. Pini 2 litra ujë dhe lëng limoni pa sheqer. Anashkaloni darkat e vona, konsumoni jogurt prej 200 ml pa bukë ose pjekurina. Zgjedhje e mirë janë perimet e ziera dhe të freskëta. Lejohen edhe erëza dhe vaji i ullirit. Mishin mund ta konsumoni, nëse nuk fërgohen në vaj. Gjatë gjithë dietës mund të pini kafe dhe çaj pa sheqer, si dhe ujë. 

(Kosova Sot)