Dieta britanike për shtatë ditë

  • 29 June 2017 - 08:50
Dieta britanike për shtatë ditë

Tashmë kur moti i ngrohtë na ka pushtuar, të gjithë duan të pushtojnë plazhin, të ekspozojnë trupin e tyre dhe të heqin rrobat e trasha nga stina paraprake. I vetmi problem janë kilogramët e shtuar. Edhe për këtë problem ka zgjidhje, madje hiq më gjatë se për shtatë ditë. Një nga dietat më të popullarizuara që tashmë me të madhe është duke qarkulluar në internet është dieta klasike e njohur si dieta britanike. Nëse në përpikëri aplikoni dietën dhe ju përmbaheni rregullave që i ofron, brenda një jave, në mënyrë krejt të shëndetshme, mund të humbni deri pesë kilogramë, trasmeton gazeta Kosova Sot

MENYJA QË DUHET APLIKUAR PËR NJË JAVË RRESHT:

KAFJALLI Një vezë të zier, bukë të thekur, një gotë lëng të freskët, të cilin e zgjidhni nga dëshira dhe shija juaj. 1/3 e gotës flluska të përcjellë me një gotë qumësht, një lugë rrush të thatë, një gotë lëng sipas dëshirës. 200 gramë sallatë pemësh, 150 gramë jogurt me sasi të vogël të yndyrës. DREKA Një patate të zier, 100 gramë djathë të përcjellë me pemë ose me pemë të thata, sallatë me perime me vaj luledielli, pemë - një portokall, një mollë apo një dardhë. 2 rriska bukë të thekur, 50 gramë fasule, pemë. DARKA Supë të përgatitur me perime me 25 gramë ose 50 gramë kajsi të thata. Një patate të zier, 60 gramë fasule, sallatë nga lakra dhe karotë, dy gota me qumësht. VËREJTJE Ditën e fundit, të shtatën e dietës, është dita e urisë, pra ku konsumohen vetëm jogurt dhe çaj i gjelbër. Këto dy ushqime mund t'i konsumoni në sasi të pakufizuara. 

(Kosova Sot)