Pija mrekullibërëse për shpëlarjen e veshkave
Veshkat janë organe vitale, të cilat e pastrojnë organizmin nga shumë materie helmuese, që i marrim me anë të ushqimeve. Nëse doni që veshkat tuaja të punojnë sa më me efikasitet, atëherë e pini sa më shpesh këtë pije:
Përbërësit:
Gjysmë limoni të qëruar, 1 kivi të qëruar, 1 banane, gjysmë grushti majdanoz të sapogrirë, ujë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përzieni të gjithë këta përbërës, shtoni ujë dhe bluani në bluarës, derisa ta fitoni një masë unike.
Nëse doni që ta pasuroni këtë pije, duke e shndërruar atë në një bombë të vërtetë me vitamina dhe minerale, atëherë shtoni edhe: gjysmë avokadoje të pastruar, një grusht spinaq, pak arra.
Pini një herë në ditë, më së miri esëll.
(Kosova Sot)