Dieta që bën "hile": Për 5 ditë, 3 kilogramë më pak

  • 23 July 2017 - 08:29
Dieta që bën

Nëse jeni në kërkim për ndonjë dietë që nuk ju mundon shumë, e që shpejtë heq kilogramët, kjo mund të jetë zgjedhja juaj. Në fakt, një gotë e kësaj recete në ditë në lukth të thatë për pesë ditë ju ndihmon të humbni deri në tre kilogramë. Dietën mund ta përsëritni, por pas pauzës. Shumë njerëz falënderojnë këtë dietë, sepse është mënyra e duhur për të hequr ujin tepricë nga trupi, për të rregulluar tretjen dhe për t'u liruar nga fryrjet Përbërësit: 1 sasi majdanoz, 1 limon, 1 gotë ujë. Përgatitja: Majdanozin e copëtoni imët ose e imtësoni në blender, e limonin e shtrydhni e lëngun e tij e vendosni në gotën më ujë dhe e pini çdo mëngjes në lukth të thatë për pesë ditë rresht, e më pas bëni një pauzë prej dhjetë ditëve. Lëngu do t'ju ndihmojë në shkrirjen e kalorive, e njëkohësisht trupin ua hidraton dhe jua furnizon me vitamina dhe minerale. Majdanozi është diuretik i hatashëm dhe përmirëson tretjen. Për pesë ditë mund të humbni deri tre kilogramë.

(Kosova Sot)