Përshpejtojeni metabolizmin tuaj me këtë pije natyrale freskuese

  • 24 July 2017 - 08:45
Përshpejtojeni metabolizmin tuaj me këtë pije natyrale freskuese

Metabolizmi merr pjesë në kontrollimin e nivelit të glukozës në gjak dhe mban në ekuilibër peshën trupore. Për më shumë; luan rol në sistemin kardiovaskular dhe shumë aktivitete të tjera në trup për të pasur një shëndet të mirë. Këtu ndajmë me juve një pije freskuese me çaj të gjelbër, grejpfrut dhe mentë, është i mirë për ata që kanë telashe me humbjen në peshë si pasojë e metabolizmit të ngadaltë.

VETITË SHËRUESE TË ÇAJIT TË GJELBËR

Çaji i gjelbër është i preferuar në mbarë botën falë aftësive të tij për të mbrojtur trupin nga efektet negative të radikaleve të lira dhe rrezikut që përmban mbipesha. Përmban shumë antioksidues, vitamina dhe minerale, po ashtu ka pak kalori dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.

VETITË SHËRUESE TË GREJPFRUTIT

Grejpefruti është një nga agrumet më të rekomanduara për të humbur në peshë. Me përmbajtjen e pak kalorive dhe sasi të konsiderueshme të ujit, nxit humbjen në peshë. Këtu përfshihet edhe mundësia e ngopjes derisa e përshpejton metabolizmin.

VETITË SHËRUESE TË MENTËS

E njohur për fuqinë freskuese, menta është bimë ideale për stimulimin e humbjes në peshë dhe eliminimin e helmeve. Ndihmon tretjen dhe parandalon të djegurat në gjoks, po ashtu ndihmon në absorbim më të mirë të nutrienteve dhe heqjen e mbeturinave nga organizmi për të cilat trupi nuk ka nevojë.

PËRBËRËSIT: 1 litër ujë, 5 qeska çaj të gjelbër, 1 grejpefrut, 8 gjethe të mentës, 1 lugë mjaltë.

PËRGATITJA: E vloni ujin. Kur të ketë vluar shtoni qeskat e çajit të gjelbër. E hiqni nga pllaka. E lini të qëndrojë për rreth 5 deri 10 minuta, dhe shtoni grejpfrutin, e prerë në rriska. Shtoni gjethet e mentës dhe prisni së paku dy orë para se ta konsumoni. Ju rekomandojmë ta përgatisni një natë përpara, në mënyrë që kur të zgjoheni të jetë i gatshëm për ta konsumuar. Nëse e pëlqeni, mund ta konsumoni duke i shtuar mjaltë. Rezultate do t'i dalloni brenda dy javësh.

(Kosova Sot)