Si t'i trajtoni fryrjet e barkut?

  • 24 July 2017 - 22:04
Si t'i trajtoni fryrjet e barkut?

KANELLA
Kanella është erëz me përbërës që e ndihmojnë tretjen dhe reduktojnë fryrjet. Posedon substanca kundër inflamacioneve dhe redukton fryrjet. Si ta konsumoni: Përgatitni një çaj me kanellë dhe e pini dy herë në ditë. Shtojani një lugë kanellë pijeve apo përzierjeve që i përgatisni.

Image

 

ÇAJI I KAMOMILIT
Çaji i kamomilit është alternativë e mirë për problemet në stomak. Kjo për faktin se kamomili ka përbërës kundër inflamacioneve dhe ndihmon tretjen. Përbërësit: 1 lugë gjethe kamomili, 1 gotë ujë. Si ta konsumoni: Vlojeni ujin. Kur të ketë vluar, shtoni gjethet e kamomilit. Lëreni të qëndrojnë pak kohë. Pijeni deri në tri gota në ditë.

Image

 

UJI I VAKËT ME LIMON
Duke konsumuar ujin e ngrohtë me limon për kafjall keni shumë dobi. Ndihmon shëndetin e tretjes dhe metabolizmin. Limoni është ushqim alkalin. Redukton acidet në stomak dhe parandalon inflamacionet dhe urthin.

Image

 

UTHULLA E MOLLËS
Kur inflamacionet në stomak ndodhin si pasojë e çekuilibrit të pH-së, mund të përdorni uthullën mollës për trajtim. Ndihmon në reduktimin e acideve tepricë në gjak. Përbërësit: 1 lugë uthull molle organike, 1 gotë ujë. Si ta konsumoni: Uthullën organike të mollës e shtoni në një gotë ujë të vakët dhe e pini pas secilës shujtë

Image

 

PAPAJA
Papaja posedon një enzimë të quajtur papainë, e cila forcon proceset tretëse. Po ashtu, papaja posedon shumë fibra. Shkaku i kësaj është një nga ushqimet që e forcon dhe rrafshon abdomenin, redukton madhësinë dhe pakëson simptomat e fryrjes. Si ta konsumoni: Mund ta konsumoni si të vetëm, ta shtoni nëpër "smoothie" apo edhe në sallatë. Mund ta konsumoni edhe të shtypur.

Image

 

MENTA
Gjethet e mentës dhe vajrat esenciale janë aleatë i madh. Ndihmojnë në luftimin e telasheve të zakonshme që kanë të bëjnë me tretjen. Vajrat reduktojnë gazrat, veprojnë si antioksidues. Po ashtu eliminojnë lëngjet tepricë nga zorrët. Përbërësit: 1 lugë gjethe të mentës, 1 gotë ujëm Si ta konsumoni: Vlojeni ujin. Kur të fillojë vlimin, atëherë shtoni gjethet e mentës. E lini çajin të qëndrojë për tetë minuta dhe e pini pas secilës shujtë.

Image

 

(Kosova Sot)