Domatja -më e mira për humbje në peshë

  • 27 July 2017 - 08:32
Domatja -më e mira për humbje në peshë

Pigmenti i kuq që gjendet në domate pakëson yndyrat në organizëm. Likopeni po ashtu është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes, e si rezultat i kësaj, sjell deri te ndjenja e lumturisë. Shkencëtarët nga një universitet në Riding kanë bërë një studim modest. Për të dëshmuar se domatet ndikojnë në humbjen në peshë, ata kanë përfshirë shtatëmbëdhjetë femra me peshë mesatare, nga mosha 18 deri në moshën 35 vjeçe. Femrave vullnetare u ishin ofruar sandviçë me karotë, domate ose me djathë krem. Numri më i madh i femrave kishte zgjedhur sandviç me domate. "Kjo perime me aromë të mirë, me ngjyrë të kuqe dhe i lëngshëm, është burim i vërtetë për vitamina A dhe C, kalium, por edhe likopen, antioksiduesin më të fuqishëm që ul rrezikun nga shumë sëmundje malinje. Pos kësaj, 100 gramë domate përmbajnë vetëm 18 kalori, kështu që është i përsosur për dietë", thotë nutricistja Judy Roblik. Ka edhe disa përparësi në konsumimin e ushqimit të kuq - domatja ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, mbron lëkurën nga rrezet e diellit dhe përshpejton shërimin e plagëve.

(Kosova Sot)