Receta për forcim ekspres të imunitetit

  • 06 August 2017 - 09:41
Receta për forcim ekspres të imunitetit

Tingëllon si përrallë, por nuk është. Hiqni qafe paragjykimet dhe filloni shërimin. Për vetitë shëruese të mjaltit flitet që moti. Nëse i shtoni edhe polen, keni fituar përzierjen e magjishme që ju ndryshon jetën, nëse e konsumoni për çdo ditë,raporton Gazeta Kosova Sot

Poleni përmban rreth 250 substanca që i nevojiten trupit për të funksionuar si duhet. Shëron shumë dhimbje, forcon sistemin imun, rregullon traktin tretës, pastron gjakun, rigjallëron mëlçinë, ndihmon të sëmurit nga hepatiti, por edhe ul nivelin e kolesterolit dhe ndikon mirë për sistemin nervor. Doza ditore e personave të rritur është një lugë, për fëmijët gjysmë

. Thjesht, në mbrëmje para gjumit në një gotë ujë hidhni pak polen. E lini të qëndrojë gjithë natën, e në mëngjes e pini duke ia shtuar disa pika lëng limoni. Do të ishte mirë të mos konsumoni asgjë për 20 minutat e ardhshëm. Po ashtu, mund të përgatitni përzierjen çudibërëse nga mjalti dhe poleni. Përzieni këto dy ushqime në proporcionin 1:3 dhe konsumoni në lukth të zbrazët 3 herë në ditë nga një lugë të supës. Fëmijët mund ta konsumojnë dy herë në ditë nga një lugë. 

(Kosova Sot)