< Mbroni flokët nga dielli dhe kripa - Shëndetësia - Kosova Sot
Mbroni flokėt nga dielli dhe kripa

Mbroni flokėt nga dielli dhe kripa

Për shkak të diellit dhe ujit të detit, flokët thahen dhe u zbehet ngjyra, kurse majat e tyre thyhen dhe ndahen. Për këtë shkak mos i fërkoni ato ashpër me peshqir, si dhe mos i shtrëngoni tepër kur t'i lidhni,raporton Gazeta Kosova Sot

Kur të dilni në diell, bartni kapelë. Përdorni shampon hidratues dhe regjenerues, të cilët në mënyrë intensive përkujdesen për flokët tuaja, e nuk përmbajnë parabene, sulfate, natrium dhe klor. Sikur që e mbroni trupin me krem mbrojtës, edhe flokët duhet t'i mbroni nga rrezet e diellit. Edhe llaku i flokëve apo regjeneruesi, i cili nuk shpëlahet përmban mbrojtje UV dhe nuk absorbohen nga flokët. Pasi që të ktheheni nga verimi, mos i hekurosni flokët, e as mos i thani me tharëse për një kohë të caktuar. Lërini që ta marrin veten.

MASKA QË PËRDORET NË FLOKË PAS PUSHIMEVE VERORE Përbërësit: mjalti, vaji i ullirit, apo i jojobës Përgatitja: ngroheni pak mjaltë që të shkrihet, shtojeni një lugë vaj ulliri, apo jojobe dhe fërkojeni në flokë. Lëreni 30 minuta, e shpëlajeni. 

(Kosova Sot)

6 orë e 47 minuta më parë