A është kolesteroli "i mirë" vërtet i mirë?

  • 17 August 2017 - 21:35
A është kolesteroli

Në mjekësi tash e disa vjet konsiderohet se kolesteroli "i keq" (LDL) kontribuon me bllokimin e arterieve dhe shtimin e rrezikut për sëmundje të zemrës, derisa ai i "miri", (HDL) e parandalon një gjë të tillë, shkruan gazeta Kosova Sot. Studimet më të reja në fakt e tregojnë të kundërtën. Doli se kolesteroli është shumë më kompleks sesa që shkencëtarët kanë menduar deri më tani dhe se niveli i lartë i kolesterolit të "mirë", ndoshta nuk është edhe aq efikas. Në studimin e bërë në vitin 2012, shkencëtarët kishin vëzhguar personat me nivel të lartë natyral të kolesterolit të "mirë". Duke ndjekur logjikën paraprake, këta persona do të duhej të kenë më pak rrezik për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, por rezultate kishin treguar se ata nuk dallojnë prej personave me nivel normal të kolesterolit "HDL". Mjekët, përmes ilaçeve kishin tentuar ta rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, por ishte dëshmuar se ky veprim nuk kishte sukses për të ulur rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Niveli i kolsterolit të lartë, atij "të mirit", tregon se zemra juaj është e shëndetshme, studimet e reja mund të kenë ndikim të madh se si duhet trajtuar këtë formë të lipideve.

(Kosova Sot)