Kjo i ndodh trupit nëse artiçokun e përfshini në ushqimin tuaj

  • 18 August 2017 - 08:59
Kjo i ndodh trupit nëse artiçokun e përfshini në ushqimin tuaj

Nëse dëshironi të humbni në peshë duke konsumuar artiçokun, është vitale të reduktoni yndyrat e ngopura dhe ta përfshini këtë perime. Ja edhe disa veti që i ofron konsumimi i artiçokut, trasmeton gazeta Kosova Sot

FORCON SISTEMIN IMUN

Artiçoku njihet si superushqim. Përmban fitonutriente të ndryshme dhe antioksidues, që i përmban edhe çokollata e zezë, boronicat dhe vera e zezë. Antocianina dhe kuercetina që gjendet në këtë perime, në mënyrë të hatashme e forcojnë sistemin imun.

PËRMIRËSON TRETJEN

Pas vetëm dy ditë pasi te keni përfshirë artiçokun në ushqimin tuaj, do ta vëreni se do të keni tretje më të mirë. Artiçoku është ushqimi i duhur për tretjen jo të mirë dhe stomakun e shqetësuar. Artiçoku ndihmon funksionimin dhe lëvizjen më të mirë të zorrëve, derisa në anën tjetër edhe e pakëson ndjenjën e fryrjes. Po ashtu, artiçoku ofron edhe insulinë, lloj i fibrës që vepron si prebiotik. Artiçoku është shumë efektiv edhe në reduktimin e nivelit të lipideve, si kolesterolin e keq. Për më shumë, i pasur me shumë antioksidues si dhe me aftësinë pastruese dhe kundër inflamatore, artiçoku është perime e dobishme për mëlçinë.

RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT

Ushqimet e pasura me kalium, si bananet, selino dhe artiçoku ndikojnë për të pasur një ekuilibër të shëndetshëm të elektroliteve në trup. Për më shumë, artiçoku po ashtu është i pasur edhe me magnez, një mineral esencial për të reduktuar efektet dëmtuese të sodiumit shtesë, diçka që është kyçe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

HUMBNI PESHË NË MËNYRË TË SHËNDETSHME

Diçka që duhet mbajtur në mend është se nuk ka ushqim magjik që ndihmon në këtë proces. Për më shumë, ekzistojnë ushqime që përkrahin sistemin që ndihmon në procesin e humbjes në peshë. Artiçoku është ushqim vital për të përmirësuar tretjen dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave. Si rezultat i kësaj, artiçoku e mbron mëlçinë, vepron si diuretik, ngopin dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. E MBRON TRURIN Ky është fakt, pa kurrfarë dyshimi. Është shumë interesant se artiçoku është përplot me vitamina K, përbërës shumë i rëndë- sishëm për shëndetin kognitiv. Falë vitaminave K, ofrohet mbrojtje kundër dëmtimit të neuroneve derisa minimizon gjasat për t'u prekur nga sëmundjet si demenca, ajo e Parkinson-it dhe Alzheimer-it.

(Kosova Sot)