Lëngu që do t'jua pastrojë mushkëritë

  • 19 August 2017 - 09:12
Lëngu që do t'jua pastrojë mushkëritë

Nëse konsumoni duhan, atëherë me gjasë mushkëritë tuaja janë nën ndikimin e helmeve. Për t'i pastruar, përdoreni këtë lëng natyral.

XHENXHEFILI

Mes të tjerash, ndihmon në eliminimin e mukozës së tepërt nga mushkëritë.

QEPA

Qepa dhe hudhra, kanë efekt kundër kancerit, luftojnë shumë gjendje malinje. Ndikojnë në luftën kundër sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes.

KURKUMA

Kurkuma është përplot me vitamina dhe minerale, përmban edhe aminoacide omega 3, ka efekt kundër viruseve, kundër baktereve dhe kundër kancerit. Përbërësit: • 400 gr qepë, • 1 litër ujë, • 400 gr sheqer, • 2 lugë kurkumë, • Rrënjë xhenxhefili. Përgatitja: Ujit i shtoni sheqer, e vloni dhe e lini të vlojë. Kokën e qepës e ndani në të katërtat, dhe hidhni rrënjën e xhenxhefilit në ujin me sheqer. Kur përzierja përsëri të vlojë shtoni kurkumën dhe ulni temperaturën. Përzierja le të vlojë derisa uji të avullohet përgjysmë. Merrni 2 lugë në mëngjes dhe në mbrëmje dy orë pas shujtës.  

(Kosova Sot)