Eliksiri i jetës që gjallëron mendjen dhe trupin

  • 22 August 2017 - 15:24
Eliksiri i jetës që gjallëron mendjen dhe trupin

S hkaku i vetive shëruese që ndikojnë pozitivisht në trup dhe mendje, nenexhiku quhet bima që kthen forcën dhe lumturinë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Studimet kanë dëshmuar se kjo bimë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut, përdoret për: 1. pakëson stresin, pagjumësinë dhe tensionimet; 2. përmirëson përqendrimin; 3. ndihmon të prekurit nga Alzhaimer-i; 4. ndihmon te çrregullimet në tretje, te ngërçet; 5. pakëson dhimbjet e kokës dhe temperaturën e lartë. Ekstraktet e nenexhikut kanë efekt kundër baktereve, viruseve dhe efekt qetësues, e mund të përdoret edhe si erëz. Receta në vijim që e sjellim te ju vjen nga shekulli i 17-të, njerëzit që e kishin përdorur kishin arritur të njëqindat. PËRBËRËSIT: - 1 litër alkool (vodkë, rum, konjak ose "brandy"); - 165 g gjethe të thata të majave të nenexhikut; - 40 g lëvore limoni. Përzieni të gjithë përbërësit dhe i lini për dy javë, pas kësaj përzierjes ia shtoni edhe: - 65 g koriandër; - 12,5 g arrëmyshku; - 12,5 g kanellë; - 1,5 g karafil. I lini edhe një javë në vend të ftohtë, e më pas i derdhni në një shishe të errët. Pini një deri dy lugë në ditë.  

(Kosova Sot)