SHURUPI KUNDËR STRESIT DHE PAGJUMËSISË

  • 22 August 2017 - 20:19
SHURUPI KUNDËR STRESIT DHE PAGJUMËSISË

Ky është një nga ilaçet që mund t'ju shërojë nga stresi nga pagjumësia. Përbërësit: - 1 litër verë të zezë vendore; - 1 sasi mentë të copëtuar; - 2 lugë mjaltë; - 1 lugë kanellë pluhur; - 1 lugë vanilje pluhur. Përgatitja: Verën e vini në enë dhe e vloni. Shtoni mentën e copëtuar, mjaltin, kanellën, vaniljen. Masën e zieni për rreth dhjetë minuta dhe e përzini gjatë gjithë kohës.

Masën e fituar e vendosni në shishe prej qelqit dhe e ruani në temperaturë të dhomës për 24 orë, më pas e vendosni në frigorifer. - Konsumoni një gotë (100 ml) para se të shkoni në shtrat. 

(Kosova Sot)