Hiqni tabletat: Lakra është ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës

  • 23 August 2017 - 15:48
Hiqni tabletat: Lakra është ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës

Nëse keni dhimbje koke apo në shpinë, nuk është e thënë që menjëherë të vraponi pas tabletave. Për heqjen e dhimbjeve të reja, ekspertët për mjekësi alternative sugjerojnë aplikimin e ushqimeve shëruese. Kompresat nga lakra e freskët janë "preparat" natyral kundër dhimbjeve të kokës. Disa gjethe të lakrës i vendosni në furrë për t'u zbutur dhe për t'u ngrohur, e me to mbështillni kokën tre herë në ditë, derisa dhimbja të kalojë. Në rast të djegurave mund të qëroni pataten dhe si kompresë ta aplikoni në vendin me dhimbje. Kompresa mund të përgatisni edhe prej qumështit të ftohtë. Njëjtë vepron edhe vaji i lirit, mjafton të lagni një leckë dhe ta vendosni në vendin e djegur. Edhe tërshëra ndihmon në rast të inflamacionit të nyjave dhe të nervit shiatik. Në vendet me dhimbje mund të aplikoni kompresa nga tërshëra e zier, që duhet zëvendësuar çdo katër orë, apo nëse ju përshtatet, mund të përgatisni çaj shërues. Një lugë tërshërë e zini për 2-3 minuta në 2 dl ujë, e procedoni dhe e pini disa herë gjatë ditës nga një gotë. 

(Kosova Sot)