Fiku i thatë dhe limonada -ilaçi kundër gurëve në veshka

  • 22 September 2017 - 21:56
Fiku i thatë dhe limonada -ilaçi kundër gurëve në veshka

Shumë njerëz kanë telashe me gurët në veshka, por për fakt ekzistojnë mënyra natyrale përmes të cilave mund të zgjidhni këtë problem dhe atë shumë thjesht. Simptomat që mund të shkaktohen nga gurët në veshka është dhimbje që shfaqet krejt papritmas në pjesën e poshtme të shpinës. Guri mundet të bllokohet në uretër dhe të shkaktojë dhimbje. Lëngu natyral, që zgjedh të gjitha problemet e gurëve në veshka - receta: Pastroni mirë disa fiq të thatë dhe i preni në pjesë të vogla. Më pas i vendosni në një gotë limonadë (lëng të freskët të shtrydhur nga limoni që është i përzier me ujë) dhe kështu e lini të rrijë gjithë natën. Të nesërmen hidhni 1 dl ujë të vluar sipër përzierjes dhe le të qëndrojë pak kohë. Kur të jetë ftohur pini 1 dcl në lukth të thatë, më së miri kur të zgjoheni në mëngjes. Kohëzgjatja për të hequr gurët nga veshka me këtë lëng zgjat prej gjashtë deri dhjetë ditë.

(Kosova Sot)