Tani është koha e duhur për dietë, që të ndryshoni jetën

  • 25 September 2017 - 20:42
Tani është koha e duhur për dietë, që të ndryshoni jetën

Gjatë verës shpesh u qasemi dietave të ndryshme, në mënyrë që në det të dukemi bukur. Sfidë mbetet ruajtja e linjës së arritur pas verës, e pos motivimit hasim edhe në disa pengesa të tjera. Nutricistët konsiderojnë se pas përfundimit të verës pakësohet konsumimi i ushqimeve të shëndetshme që janë meritore për linjën e mirë trupore. Së shpejti fillon edhe sezoni i festave të fundvitit dhe njerëzit relaksohen me ushqimin dhe shtojnë kilogramë. Për të ruajtur linjat trupore edhe gjatë dimrit duhet të hamë më shumë sallata të freskëta (lakër, panxhar, karota), si dhe turshi. Duhet shmangur bukën, djathin me shumë yndyrë, ëmbëlsirat. Lajm i mirë që njerëzit kërkojnë ndihmë nga ekspertët gjatë gjithë vitit, e jo vetëm para stinës së verës kur duhet të kërcejnë në kostumet e larjes. Humbja në peshë është proces që zgjat. Shumë njerëz pikërisht tani fillojnë me dieta të ndryshme në mënyrë që të janë të gatshëm për verën që vijon dhe të mos e fitojnë ndonjë kilogram shtesë gjatë stinës së dimrit. 

(Kosova Sot)