Top-ushqimet vjeshtore, që ruajnë shëndetin nga koka e deri te thembrat

  • 06 October 2017 - 18:36
Top-ushqimet vjeshtore, që ruajnë shëndetin nga koka e deri te thembrat

Vjeshta ka arritur, e bashkë me të edhe ushqimet që i kemi pritur gjithë vitin. Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm, atëherë konsumoni këto ushqime vjeshtore.

Kungulli

Kjo perime me ngjyrë të portokalltë është e pasur me fibra që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë tretës. Po ashtu, janë të pasur me betakarotinë, që trupin tuaj e shndërrojnë në vitaminë A, e më pas kujdeset për sistemin tuaj imun dhe shikimin. Mos harroni as farat e kungullit, të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq. Farat e kungullit ndihmojnë edhe në sekretimin e serotoninës, hormoni që na bën të ndihemi mirë.

Lulelakra

Nëse prindërit ju kanë thënë ta hani këtë perime, atëherë mirë kanë bërë. Kjo për faktin se lulelakra është e pasur me hekur, i cili është i nevojshëm për transportimin e oksigjenit nëpër trup. Përmban edhe folate, fibra dhe vitamina C e K.

Panxhari

Ngjyrën e vet me të cilën identifikohet e merr nga betalaina, që i dhuron efektin kundër inflamacioneve dhe ndikon si antioksidues. Panxhari është i pasur me folate, vitamina C dhe magnez. 

(Kosova Sot)