Një banane në ditë mund t'jua shpëtojë jetën

  • 07 October 2017 - 09:50
Një banane në ditë mund t'jua shpëtojë jetën

Vetëm një banane në ditë ose avokado mund të parandalojnë sulmet në zemër dhe në tru, ka treguar studimi i fundit. Ushqimi i pasur me kalium mundet të ndalojë bllokadat vdekjeprurëse duke parandaluar forcimin e arterieve. Studimet paraprake kanë treguar se palakueshmëria e artereve shton rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru. Hulumtuesit besojnë se kaliumi rregullon gjenet që kujdesen për fleksibilitetin e arterieve. Autori i studimit Pol Sanders nga universiteti "Alabama" në Birminghem thekson se rezultatet e hulumtimit tregojnë ndikimin e fortë të kaliumit në parandalimin e sëmundjeve vaskulare. Hulumtuesit kanë analizuar minjtë me rrezik për sëmundje të zemrës që kishin konsumuar sasi të lartë të yndyrave. Më pas, minjtë ishin ushqyer me nivel të lartë, të mesëm dhe të ulët me kalium. Rezultatet te minjtë ishin: minjtë me nivel të ulët të kaliumit kishin shumë probleme, derisa minjtë e ushqyer me nivel të lartë të kaliumit nuk kishin telash me forcimin e enëve të gjakut. 

(Kosova Sot)