Tri rregulla për të humbur në peshë - Shëndetësia - Kosova Sot
Tri rregulla për të humbur në peshë

Tri rregulla për të humbur në peshë

Dieta me verë është mënyrë efikase për të humbur në peshë për një periudhë të shkurtë kohore. Vera e kuqe njihet për përbërësit e shëndetshëm, por duhet konsumuar në mënyrë të moderuar. Vera përmirëson gjendjen e organizmit.

PINI UJË

Pasi të gjitha llojet e alkoolit janë efekt diuretik, gjatë dietës me verë duhet ta kompensoni humbjen e lëngjeve. Pini shumë ujë dhe çaj të gjelbër.

HARROJENI KRIPËN

Gjatë dietës me verë, kripen duhet ta përjashtoni. Është fakt se alkooli përmban substanca që mban ujin në trup, e për ta përmirësuar këtë gjendje duhet hequr kripën nga menyja, por edhe sheqerin. Mënyra e parë: Kafjalli: 1 domate, 1 vezë të zier; Zamra: 1 mollë të gjelbër; Dreka: 200 g djathë me përqindje të ultë yndyre dhe 1 trangull të freskët; Darka: 1 gotë verë. Mënyra e dytë: Kafjalli: 1 rriskë bukë, 120 g djathë, 1 gotë verë; Dreka: 2 rriska bukë të thekur, 120 g djathë dhe 1 gotë verë; Darka: njëjtë sikurse dhe dreka. Me këtë dietë për vetëm një javë mund të humbni deri pesë kilogramë. 

(Kosova Sot)

9 orë e 45 minuta më parë
24/10/18