Shenjat se nuk konsumoni mjaftushëm proteina

  • 23 February 2018 - 18:49
Shenjat se nuk konsumoni mjaftushëm proteina

Proteinat janë shumë të rëndësishme për organizmin. Paraqesin materialin kryesor të organizmit derisa janë të përfshira në të gjitha proceset biokimike të organizmit. Anëse nuk i konsumoni sa duhet, këto janë disa nga simptomat se keni mungesë të proteinave.

Vuani për ëmbëlsira 

Një nga shenjat e para se nuk konsumoni sa duhet proteina është kur ju hahet diqja e ëmbël dhe pothuajse kurrë nuk ndiheni të ngopur. Kjo pasi një nga funksionet kryesore është mbajtja nën kontroll i nivelit të sheqerit në gjak.

Ndiheni të lodhur

Ekuilibri i sheqerit në gjak është kryesor për përqëndrim, e me mungesë të proteinave keni ndjenjën se nuk mund të funksiononi në mënyrë normale. Natyrisht, trupit tuaj i nevojiten proteina pë t'u ndier mirë.

Ju bien flokët

Proteinat ndërtojnë të gjitha qelizat në trup, përfshirë edhe folekulat e flokut. Folikulat e forta mbajnë flokun në kokë. Nëse në mënyrë kronike ju mungojnë proteina, mund ta vëreni se si floku bie dhe se qimet i keni më të holla.

(Kosova Sot)